Jepet tender mbi 1.5 milionë euro për ndërhyrje emergjente në rrugën për Rugovë

Për sanimin emergjent të rrëshqitjes së dheut në rrugën nacionale N9 Segmenti Pejë-Kuqishtë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe  Infrastrukturë i ka dhënë 1 milionë e 577  kompanisë “Graniti” Sh.P.K.

 

 

Reklama e sponzorizuar

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, projekti i rehabilitimit të rrugës Pejë – Kuqishtë më saktë sanimit të rrëshqitjeve të dheut është një ndërhyrje emergjente dhe e domosdoshme për të garantuar sigurinë e rrugës dhe për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të trasesë.

“Me përfundimin e këtyre punimeve, do të arrihet stabilizimi i plotë i rrugës dhe rikthimi i funksionalitetit të saj”, thuhet në dosje të tenderit.