Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga nesër në orën 22:00 deri më 17 shkurt, në orën 20:00, rruga Garibaldi do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim për shkak të organizimit të parakalimit të Trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë.
Pjesa që do të bllokohet është nga udhëkryqi i Bankës Qendrore e deri tek Grand Hoteli.
“ Ju lutemi të planifikoni lëvizjet tuaja duke përdorur rrugë alternative dhe të respektoni udhëzimet e autoriteteve për mbarëvajtjen e këtij organizimi të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.