Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka marrë vendim për vazhdimin e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2025 deri më 24 shkurt 2025, në ora 16:00.
Sipas njoftimit, me këtë vendim është vazhduar afati për aplikim për sektorin e akuakulturës, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas klasave-kategorive të cilësisë, krerë të viçave për majmëri, si dhe zogj për majmëri.
Ndërkaq, ata njoftojnë se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZhR-së, https://www.mbpzhr-ks.net/sq/subvencione dhe në web faqen e AZhB-së, https://azhb-rks.net/sq/subvencione, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi. /Buletini Ekonomik/