Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe veterinarisë u mbajt takimi ne mes te delegacioni të Bankës Botërore, të udhëhequr nga Ruvejda Aliefendic dhe drejtuesve Drejtori Ekzekutiv i AUV-së Bekim Hoxha dhe Drejtori i Laboratorit të dhe Veterinarisë Kujtim Uka.
Për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm, në implementimin e projektit të Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit (Trade and Transport Facilitation Project TTFP), ku AUV është përfituese në vlere prej 5.8 milionë dollar amerikan, në pajisje laboratorike.
Hoxha duke ju uruar mirëseardhje, i falënderoj që kanë zgjedhur AUV-në si institucion të rëndësishëm për Kosovën dhe popullin e sa për ta mbështetur.
Ai shtoi se me mbështetjen e vazhdueshme që po marrin nga Banka Botërore, çdo ditë e më shumë po forcojmë kapacitet për ofruar shërbime më të mira për konsumatorë dhe biznese.
Projekti i tanishëm do të fuqizojë tregtimin e mallrave, duke ofruar rritje të sigurisë përmes analizimit të produkteve me pajisje me të avancuara që ofrojnë testime për një gamë të gjerë parametrash.
Kjo do të rrit sigurinë e produkteve për gjithë konsumatorin pa dallim, për produktet në import dhe eksport.