Rritja e rrymës prej 15 për qind, më 5 prill protestohet në Prishtinë

Të shtunën më 5 prill, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj rritjes së tarifave prej 15% të energjisë elektrike.

Protesta është organizuar nga grupi ‘Asnjë cent ma shumë’ me qëllim të ngritjes së zërit kundër varfërisë energjetike.

Reklama e sponzorizuar

Aktivistët kërkojnë tarifa të drejta dhe një jetë me dinjitet për qytetarët.

Në njoftimin e shpërndarë për protestën, theksohet se fatura e lartë e energjisë është një barrë e rëndë për familjet kosovare, duke përkeqësuar më tej jetesën e përditshme të tyre.