CNN: Trump s’po lëviz nga qëndrimi për tarifat, s’duket se e ka ndërmend të tërhiqet

Presidenti Donald Trump nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet, shkruan CNN në një analizë mbi politikat e reja tregtare të SHBA-së.

Kaosi dhe frika që u shkaktuan nga lufta e tij tregtare vetëm sa e kanë bërë edhe më kokëfortë në bindjen e tij se ekonomia më e madhe në botë është viktimë e rivalëve mashtrues që janë të vendosur ta zhvasin.

Trump tha të hënën se është i hapur për bisedime tregtare me fuqi si Japonia dhe Izraeli. Mundësia për negociata të hershme bëri që të mos përsëriteshin humbjet gjigante të javës së kaluar në tregjet amerikane.

Reklama e sponzorizuar

Por ai gjithashtu kërcënoi se do t’i rrisë tarifat kumulative ndaj Kinës në mbi 100% – një veprim që mund të çojë në rritje të mëdha çmimesh për blerësit amerikanë për produkte si iPhone, kompjuterë dhe lodra.

Ai gjithashtu la të kuptohej se miqtë e dikurshëm të Amerikës në Bashkimin Europian janë kundërshtarë të papajtueshëm, me të cilët nuk mund të ketë kurrë një marrëveshje të drejtë.