Ekonomisti nga Kosova bëhet pjesë e WID – platformës kryesore globale mbi pabarazinë ekonomike

Edison Jakurti, ekonomisti i njohur nga Kosova është bërë pjesë në cilësinë e “bashkëpunëtorit” i platofrmës kryesore globale për kërkime mbi pabarazinë ekonomike World Inequality Database (WID).

Këtë lajm Jakurti e ka bërë të njohur në rrjetin e tij social facebook.

“Shumë i lumtur të ndaj me ju që tashmë jam bërë studiues bashkëpunëtor (Fellow) në World Inequality Database (WID). WID menaxhohet nga World Inequality Lab dhe është platforma kryesore globale për kërkime mbi pabarazinë ekonomike”.

Reklama e sponzorizuar

Jakurti aktualisht është kandidat për doktoratë në ekonomi në Universitetin e Leipzig në Austri, dhe ka qenë i angazhuar si asistent për kërkime shkencore dhe mësimdhënës në Duke University. /Buletini Ekonomik/