Hapet aplikimi për programin e pagesave direkte/subvencioneve në bujqësi për vitin 2025

Tokë bujqësore
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për vitin 2025.
Sipas njoftimit nga kjo ministri, përmes këtij programi do të mundësohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe forcimi i kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve.
Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2025, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 02.05.2025 ora 16:00 (30 ditë kalendarike).
“Në kuadër të Programit të këtij viti, është mundësuar përdorimi i ortofotove më të fundit të vitit 2024 dhe MBPZhR-ja ka sjellë përmirësime të mëdha në digjitalizimin e parcelave dhe kontrollin në terren. Ky ndryshim do të lehtësojë edhe më shumë aplikimin për subvencione dhe do të sigurojë me saktësi gjendjen në terren”, thuhet në njoftimin e MBPZHR.
Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte, kriteret e vlerësimit fermerët/aplikuesit mund të informohen në detaje në web faqen e MBPZhR-së www.mbpzhr.rks-gov.net dhe në web faqen e AZhB-së, https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi. /Buletini Ekonomik/