Mbyllja e MCC-së, Hoti: Kosova ndër vendet që pëson më së shumti

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmeve se do të mbyllet Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Hoti tha se Kosova është ndër vendet që do pësojë më së shumti.

Ai theksoi se refuzimi i Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 pamundësoi ndërtimin e termocentralin me gaz.

Reklama e sponzorizuar

“Tani kur edhe MCC po mbyllet në kuadër të reformimit të Administratës Amerikane nga Presidenti Trump, Kosova do të humbë edhe shumën prej 220 milion dollarëve për blerjen e baterive për ruajtje të energjisë. Bashkë me këto edhe shumë projekte të tjera të ndërlidhura që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, tha Hoti.

“Kështu ndodh kur qeverisin bukëpërmbysurit, të cilët duke injoruar Marrëveshjen e Uashingtonit refuzuan partneritetin me SHBA – shtetin që është përgjegjësi kryesor për ekzistencën e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Këta gjithashtu refuzuan të pezullojnë tarifat e importit për produktet amerikane. Kjo qeveri po punon kundër interesave tona strategjike”.