Policia arreston aktivistët që bllokuan zyrat e ZRrE-së

Policia ka arrestuar aktivistët e grupit “Asnji cent më shumë” të cilët mëngjesin e sotëm e kanë zhvilluar një aksion simbolik.

Ata i kanë bllokuar zyrat e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Kjo në shenjë pakënaqësie pas paralajmërimit të ZRrE-së se do të shtrenjtohen për 15 për qind tarifat e rrymës.

Reklama e sponzorizuar

Aktivistët janë zotuar se zyrat do të jenë të bllokuara deri në zotimin publik nga ZRrE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind, njofton Klankosova.tv.