Qeveria i jep hua Telekomit 10 milionë euro

Posta dhe Telekomi i Kosovës

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën për huamarrje për “Telekomin e Kosovës ” në vlerë 10 milionë euro.

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, tha se kjo ndërmarrje pavarësisht përkushtimit të qeverisë për të mbështetur ndërmarrjen, ajo është duke u përballur me vështirësi nga periudha e mëhershme.

“Paraqes kërkesën për huamarrje në vlerë 10 milionë euro nga Telekomi i Kosovës, e cila kërkon miratimin në parim në qeveri. Me bordin e duhur dhe me përkushtim e qeverisë për ta mbështetur ndërmarrjen, ajo ka filluar që të këndellet. Vështirësitë nuk janë tejkaluar të gjitha, që nga e kaluara e errët që shkaktojnë here pas hëre si në rastin konkret që ndërrmarrja ka llogari të bllokuara nga një rast i mëhershëm”, tha Murati.

Reklama e sponzorizuar