KEK fillon zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik dhe të gjithë konsumatorët se ka filluar me sukses zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.

“Bazuar në Rregulloren ZRRE Nr. 08/2017 për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), dhe vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) Nr. V_1544_2022, datë 03.08.2022, KEK është përcaktuar zyrtarisht si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me vlefshmëri deri më 30 Korrik 2025 për konsumatorët që nuk kanë përzgjedhur furnizues në tregun e lirë”, njofton KEK.

Zbatimi i këtij vendimi ka hyrë në fuqi më 01 Qershor 2025, duke garantuar furnizim të pandërprerë për të gjithë konsumatorët që aktualisht nuk janë të lidhur me ndonjë furnizues komercial.

Reklama e sponzorizuar

“Në përputhje me këtë obligim, më 31 Maj 2025, KEK ka siguruar me sukses kapacitetet e nevojshme për blerje të energjisë në tregun e hapur, me një çmim mesatar prej 64.55 €/MWh, i vlefshëm për datën 01 Qershor 2025. Për informacione të përditësuara mbi çmimet e tregut, konsumatorët mund të referohen në bursën zyrtare të energjisë ALPEX: https://alpex.al/sq/rezultatet-e-tregut/”, njofton KEK.