Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë të ditur se pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme për shkak të tensioneve në mes të Izraelit dhe Iranit, cmimet e naftës po rriten gjithandej.
Sipas Berjanit, kjo po shkakton frikë për ndërprerje të furnizimit me naftë, duke ndikuar kështu në rritjen e cmimeve. Edhe Kosova pritet të preket nga rritja e cmimeve në këtë sektor.
“Cdo eskalim i kësaj situate do të ndikojë më shumë në rritjen e naftës, ndërsa ndonjë marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA mund të qetësojë tregun e naftës”, shkruan Berjani.
Aktualisht, cmimet e naftës në Kosovë po sillen mes 1.14€-1.24€ për Diesel dhe 1.15€-1.25€ për benzinën.
Cmimi i naftës në Kosovë sigurisht që ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike, për shkak që Kosova importon pjesën më të madhe të naftës.
Sic dihet, Irani prodhon një pjesë të madhe të naftës që shpërndahet nëpër botë dhe kontrollon ngushticën e Hormuzit, një pikë kyqe ku kalon afërsisht 20% e naftës botërore.









