Punëtorët e KOSTT-it më 1 gusht mbajnë protestë, kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it bëri të ditur se më 1 gusht, duke filluar nga ora 10:00, do të organizohet protestë paqësore para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë, transmeton Ekonomia Online.

Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se arsyeja e protestës është kërkesa legjitime për rritje të pagave, përkundër rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës dhe kontributit të madhe të punëtorëve tanë në sistemin energjetik të vendit.

Reklama e sponzorizuar

“Kërkojmë nga menaxhmenti që të rishqyrtojë me urgjencë mundësinë për përmirësim e mirëqenies së punëtorëve”, thuhet në njoftim.