Azemi: Nesër do të nënshkruhet kontrata e re për sigurimin fizik në QKUK

Jusuf Azemi-Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se kontrata për tenderin e sigurimit fizik në QKUK do të nënshkruhet nesër.

“Punëtorët po presin finalizimin e këtij procesi për të përfunduar neser grevën me sukses e cila zgjati më shumë se 3 javë”, deklaroi Azemi.

Reklama e sponzorizuar

Kështu pas kaq kohësh duket se 300 punëtorëve që kishin mbetur në rrugë duket se po ju bëhet zgjidhja.

Azemi deklaroi se qysh nga nesër do të nisë monitorimi i zbatimit të kësaj kontrate.

Ai theksoi se më nuk do të pranojnë të punojnë me pagat që kanë punuar deri më sot.