Në këtë mënyrë, sistemit elektroenergjetik iu kanë shtuar 260 megavatë-orë energji elektrike, sasi kjo që e lehtëson në masë të ndjeshme gjendjen elektroenergjetike në vend.
Buletini Ekonomik
Korporata Energjetike e Kosovës njofton se janë sanuar me sukses defektet e paraqitura si dhe disa sanime të tjera të domosdoshme në njësinë B1 të termocentraleve Kosova B.
“Njësia B1 është rikthyer në operim në ora 04:32 të datës 17.08.2025”, ka njoftuar KEK-u. “Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona, rikthimi i njësisë u realizua në kohë të shkurtër, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit dhe duke përmirësuar aspektet mjedisore të operimit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Siç dihet, B1-shi është tërhequr nga prodhimi për arsye tekniko-teknologjike dhe mjedisore, më 14. gusht 2025, që I bie se pas tre ditësh janë sanuar me sukses defektet e paraqitura si dhe disa sanime të tjera të domosdoshme në këtë bllok të Kosovës B.
Në këtë mënyrë, sistemit elektroenergjetik të vendit iu kanë shtuar 260 megavatë-orë energji elektrike, sasi kjo që e lehtëson në masë të ndjeshme gjendjen elektroenergjetike në vend. Tani në prodhim pos B1-shit të rikthyer me kapacitet 260 megavatë janë edhe dy njësi të termocentraleve Kosova A, me kapacitet veç e veç nga 120 – 130 megavatë, ose bashkarisht rreth 260 megavtë-orë, që gjithsej (B1 plus dy blloqe të Kosovës A) bashkarisht prodhojnë diku mbi 520 megavtë-orë rrymë. Një sasi e vogël plus sigurohet nga kapacitetet modeste të energjisë së rinovueshme.
Ndërkohë, siç dihet, blloku B2, i termocentraleve Kosova B. gjendet në riparim të detajizuar gjashtëmujorë, me ç’rast do të modernizohen turbinate e këtij blloku dhe shumica e pajisjeve të tjera. Pas përfundimit të këtij riparimi që pritet të bëhet diku kah muaj tetor, në të njejtin riparim (modernizim I turbinave dhe shumicës së stabilimenteve) do të shkojë blloku B1. Parashihet që punët riparuese të detajuara edhe të B1 të zgjasin diku rreth 6 muaj./Buletini Ekonomik “









