Muharremi: Qytetarët po i përballojnë çmimet e ngritura me kredi e borxhe

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar edhe sot ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili një ditë më parë tha se qarkullimi i bizneseve në Kosovë ka arritur një rekord prej 10.7 miliardë eurove për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Sipas Muharremit, rritja e qarkullimit nuk është tregues i përmirësimit të jetës së qytetarëve, por rezultat i një ekonomie që po mbahet mbi borxhin familjar dhe kreditë bankare

Muharremi citoi të dhënat e BQK-së sipas të cilave borxhi familjar është rritur 118% në vetëm tre vjet, nga 1.18 miliardë euro në janar 2021 në 2.57 miliardë euro në dhjetor 2024.

Reklama e sponzorizuar

“’50 kafe, 100 euro’, kredia, borxhi, çmimet, inflacioni, ekonomia… krejt po lidhen!”, shkroi Muharremi në reagimin e tij, duke e ndërlidhur me një koment që Murati e kishte bërë dje në Facecook.

“Një pjesë e madhe e ‘përballimit’ të çmimeve nuk po vjen nga rritja e të ardhurave… por nga rritja e kredive dhe borxhit”, përfundoi ai.