Pas produkteve ushqimore, shtrenjtohen edhe produktet e drurit, tekstilit e metalit

Fotografi ilustruese

Çmimet e produkteve ushqimore, përfshirë edhe atyre esenciale kanë shënuar ngritje këtë vit.

Qytetarët janë ankuar se krahasuar me standardin jetësor në vend, çmimet janë shumë të larta.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit në korrik të këtij viti krahasuar me atë të vitit të kaluar janë prej 4.3% më të larta.

Çmimi i vajrave dhe yndyrave është rritur për 9,9% %, mishit për 12,7%, pemëve (12,3%, perime 10,7% ndërsa kafes dhe çajit për 16,9%).

Ndërsa, përveç ushqimeve ngritje pati edhe të çmimeve të produkteve të drurit, prodhimeve të tekstilit, atyre të gomës e plastikës si dhe produkteve të fabrikuara metalike.

Njohës të ekonomisë thonë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të produkteve te tjera.

Bellaqa tha se shqetësues është edhe fakti që Kosova varet më shumë nga importi.

Me daljen në tregun e lirë energjetik, bizneset e mëdha kanë paralajmëruar edhe më tej ngritje të çmimeve./RTK/