Brenda 48 orësh niveli i ujit në Badovc rritet për 1.3 metra, në Batllavë 1.4

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është përmirësuar situata pas rritjes së nivelit të ujit nga të reshurat në Badovc e Batllavë.

Si rezultat i reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit. Ndërsa në Batllavë 1.4 metra nga niveli që ishte para 48 orëve, tha ujësjellësi.

Reklama e sponzorizuar

KRU “Prishtina” tha se “sot situata është përmirësuar dukshëm dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura”.