Ministria e Ekonomisë ka lansuar Manualin e Monitorimit dhe Vlerësimit për Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022–2031, dokument ky që do të shërbejë për të siguruar zbatimin efektiv të Strategjisë dhe arritjen e objektivave të saj afatgjata.
Ky manual pritet të mundësojë politikëbërje të bazuar në të dhëna dhe vendimmarrje të udhëhequr nga evidenca, duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë në Kosovë.
Hartimi i dokumentit është realizuar përmes koordinimit të gjerë institucional, me mbështetje nga projekti “Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e klimës në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i implementuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me LuxDev, Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Manuali është i qasshëm në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë në këtë link: Manuali për Monitorimin dhe Vlerësimin e Strategjisë së Energjisë 2022–2031









