Vetëm disa qytete nga Pakistani, India, dhe Bangladeshi janë më të ndotura se Prishtina

Nga rajoni, më të ndotura se Prishtina konsiderohen Sarajeva, Beogradi, në ditët e fundit edhe Shkupi. “Me 22 dhjetor 2025 mëngjesi ishte dyfish mbi normat e lejuara të ndotjes dhe Prishtina radhitej ndër 13 qytetet më të ndotura të botës, mirëpo te dielën në mbrëmje ka qenë shumë më keq”, kanë konstatuar ambientalistët.

Buletini Ekonomik

Prishtina ka vite që gjatë muajit nëntor dhe sidomos në dhjetor, radhitet ndër qytetet më të ndotura të botës. Ka pasur raste kur është ranguar edhe qyteti i pestë më i ndotur në botë. Me 22 dhjetor 2025), sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së ajrit në të gjitha vendet e botës, Prishtina është renditur si qyteti i 13-të me ajrin më të ndotur, me indeks të cilësisë së ajrit 158, që konsiderohet “i pashëndetshëm”. “Sot mëngjesi është dyfish mbi normat e lejuara të ndotjes, mirëpo mbrëmë ka qenë shumë më keq. Koeficienti ka arritur në 202, që është tejet alarmante sepse i kalon tri fazat e asaj që themi për shtresat e ndjeshme, dhe rrezikon çdo person”, vlersonte të hënen ambientalisti Ilir Morina në televizionin publik të Kosovës, duke folur rreth cilësisë së ajrit në vend, i cili ditëve të fundit është shumë i ndotur, madje, siç tha ai,në nivele alarmante. Sipas ekspertit të ambientit, “ky dhjetor ka qenë më i vështiri për aq sa mban mend, sa i përket cilësisë së ndotur të ajrit”.

Reklama e sponzorizuar

Ai madje i ka rekomanduar si obligative vendosjen e maskave dhe moshapjen e dritareve, për shkak të përmasave me pasoja të ndotjes së këtyre ditëve të ajrit në Kosovë, veçmas në kryeqytet. S’do mend se gjendjen e ndotjes së ajrit këtyre ditëve po e keqësojnë kushtet meteorologjike, si lagështia e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta dhe mungesa e erës, të cilat kanë ndikimin e tyre në cilësinë e ajrit, por duhet thënë pa hezituar se ndotësi real I madh dhe me pasoja të dëmshme për shëndetin e banorëve të rrethinave të Obiliqit dhe të kryeqytetit janë tashë sa vite, termocentralet e KEK-ut. Këto stabilimente të prodhimit të energjisë elektrike lëshojnë me qindra tonelata hi me përmbajtje shumë ndotëse të ajrit, të ujit dhe të tokës.

Dhe këta ndotës që për ditë “vjellin” oxhakët e termocentraleve Kosova B dhe Kosova A, tash e sa vite janë bërë rrezik potencial I shëndetit të popullsisë së vendbanimeve përreth kompleksit prodhues elektroenergjetik të vendit dhe përtej, konstatojnë pa rreshtur specialistët e i cilësisë së ajrit në Kosovë, por edhe shumë asociacione që përcjellin nivelet e ndotjes së ambientit. Sipas tyre “kemi ndjeshëm tejkalim të grimcave të pluhurit PM2.5 dhe PM10, të cilat qëndrojnë pezull në ajër. Me fjalë të tjera, Kosova vazhdon të jetë njëri ndër vendet me ambient të ndodtur dhe të degraduar theksueshëm (dje Prishtina radhitej ndër 13 qytetet më të ndotura të botës, në mbrëmjen e 12 dhjetorit kryeqyteti jonë renditej e 21-ta në botë dhe praktikisht gjatë nëntorit dhe sidonmos dhjetorit është ranguar gjithnjë shumë lartë u sa i përket cilësisë së ndotjes së ajrit). Para Prishtinës, qytetet më të ndotura janë kryesisht nga Pakistani, India, Egjipti dhe Bangladeshi. Ndërsa nga rajoni, më të ndotura konsiderohen Sarajeva, Beogradi në ditët e fundit edhe Shkupi. Kjo ndotje është i rrjedhojë dhe pasojë, në radhë të pare, të prodhimit të pjesës dërmuese të energjisë elektrike nga qymyri decenje me radhë (aktualisht mbi 90 për qind e megavatëve te energjisë elektrike janë nga prodhimi në bazë të thëngjillit), pastaj edhe të ndotësve të tjerë siç janë numri i madh i automjeteve të stërvjetëruara në qarkullim, mbushja e tokës së Kosovës me produkte të plastikës dhe ngrohja e shtëpive të tyre nga një numër I madhë banorësh me dru dhe thëngjill, që ka për pasojë edhe prerjen e egër dhe pa kontroll të maleve të vendit.

Ndotjës dhe degradimit në përmasa goxha alarmuese në Kosovë , pos emetimeve nga termokapacitetet e energjisë elektrike, i kontribuojnë edhe pakujdesi i publikut me shkarkimet, hedhjet e mbeturinave, por edhe neglizhenca e kahmotshme dhe e përvitshme e autoriteteve dhe zyrtarëve për të monitorua në vazhdimsi dhe përditë përqëndrimin e ndotësve në ajër, në tokë dhe në ujëra dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjën e ambientit. Të dhëna, të bëra publike nga individë ambientalistë dhe dashamirës të natyrës së pastër, por edhe ca të shifra sporadike që vijnë nga institucione të ndryshme dhe nga shoqëria civle janë tornditëse dhe flasin se Kosova ka nivel alarmant ndotjeje, dimrit dhe verës, në vendbanimet urbane dhe rurale, në tokë dhe në ujëra, por edhe pasoja të përmasave alarmuese të ndotjës në shëndetin e kosovarëve. Sipa njohësve të përmasave të ndotjes së ajrit, në vendbanimet përreth Obiliqit rreth 470 vdekje ndodhin brenda një viti nga sëmundjet që shkaktohen si pasojë e ndotjes nga termocentralet Kosova A dhe B. Ndërsa, sipas tyre, sëmundjet si pasojë e ndotjës prekin, sidomos, njerëzit nga zona e ndikimit të termocentraleve. Mjekët pulmologë paralajmërojnë për pasojat serioze në shëndet, duke shtuar se “ ndotja e ajrit është një faktor i rëndësishëm në “Komuna e Obiliqit ka rreth 30 për qind më shumë pacientë me sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe 30 për qind më shumë raste të tumoreve malinje (kanceri) sesa pjesët tjera të Kosovës si pasojë e ndotjes së mjedisit”, kanë konstatuar mjekët vendas. Sipas të dhënave të Balkan Green Foundation, “njerëzit që jetojnë në zona të kontaminuara (lexo: njerëzit që jetojnë rreth e çark kompleksit elektroenergjetik të Kosovës) humbasin rreth pesë vjet jetë për shkak të ndotjes së ajrit”. Sipas ambientalistëve, kostoja aktuale e energjisë elektrike në Kosovë është shumë më e lartë kur merren parasysh efektet në shëndetin publik të termocentraleve të vjetruara. Prandaj, njohësit e zhvillimeve energjetike dhe ekspertët gjithmonë kanë ngritur zërin, kanë alarmuar në sinkron njëri me tjetrin se “kosovarët kurrë nuk e paguajnë lirë koston e energjisë elektrike. Përkundrazi, sipas tyre, e paguajnë shumë shtrenjtë koston e rrymës që nuk matet me para. Shëndeti i rrënuar i qindra mijëra kosovarëve rreth e qark teromocentraleve dhe minierave sipërfaqësore dhe sëmundjet kronike të qindra mijëra kosovarëve, të fituara nga ndotja e ambientit dhe degradimi i natyrës për të prodhuar energji elektrike, është çmimi që paguajnë kosovarët e që nuk kompenzohet dot, as nga importi i KEDS-it as nga Qeveria, as nga ZRRE-ja. Ndërkohë, të dhënat e spërpërmendura duhet të alarmojnë para se gjithash shtetin, zyrtarët dhe autoritetet publike, të cilët duhët të kenë e një pozicionim strategjik përballë rreziqeve që sjellin ndotja e mjedisit dhe degradimi i tokave dhe pyjeve të Kosovës /Buletini Ekonomik/