Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, në total janë zhvilluar 3 procedura shitjeje, përmes të cilave janë eksportuar rreth 101 mijë megavatë-orë energji, me çmime që variojnë nga 34.64 euro/MWh, që është më i ulti, në 109.75 euro/MWh, që është çmimi më i lartë. Çmimi mesatar rezulton në 66.7 euro/MWh, ndërkohë që në total janë siguruar rreth 7.1 milionë euro.
Prurjet e ujit si rrjedhojë e reshjeve të javëve të fundit mbushën në nivele të larta akumulimet e ujit në Kaskadën e Drinit. Tashmë është shtuar prodhimi, por edhe eksporti i energjisë elektrike nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka zhvilluar disa procedura shitjeje, duke gjeneruar të ardhura për kompaninë.
Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, në total janë zhvilluar 3 procedura shitjeje, përmes të cilave janë eksportuar rreth 101 mijë megavatë-orë energji, me çmime që variojnë nga 34.64 euro/MWh, që është më i ulti, në 109.75 euro/MWh, që është çmimi më i lartë. Çmimi mesatar rezulton në 66.7 euro/MWh, ndërkohë që në total janë siguruar rreth 7.1 milionë euro.
Ndërkaq, të dhënat e përditësuara tregojnë për një situatë të stabilizuar në hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, teksa shkarkimet janë ndërprerë prej disa ditësh, transmeton Scan TV.
Procedurat e zhvilluara deri në mesin e muajit janar paraqesin një kontrast të fortë me vitin e kaluar, që nuk ishte i mirë nga pikëpamja e energjisë elektrike. Kjo për shkak të mungesës së reshjeve, që do të mundësonin prodhimin në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, duke detyruar Korporatën të zhvillonte dhjetëra procedura blerjeje energjie, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore. Kjo bëri që fatura totale për import energjie të shkonte në mbi 160 milionë euro.









