Nga sot e deri më 12 maj mbyllet rruga “Vicianum” në Prishtinë, shkak punimet

Nga sot, rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, shkaku i punimeve që do të kryhet për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti.

Rruga do të jetë e mbyllur deri më 12 maj.

“Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën “RR Vicianum”, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti. Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim”, ka njoftuar Komuna dje gjatë ditës.

Reklama e sponzorizuar