Sot në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar disa vendime të rëndësishme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Është marrë vendim për nxjerrjen nga administrimi i AKP-së dhe transferimi te MINTI i ish-ndërmarrjeve “Metaliku” dhe “Virxhinia”, me qëllim krijimin e Parkut Industrial në Gjakovë.
Po ashtu, është shpallur Parku Industrial në komunën e Gjilan, në Livoq të Epërm, me rreth 200 hektarë tokë të dedikuar për investime dhe zhvillim industrial.









