AAK: Jemi shteti i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore

Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se Kosova është shteti i vetëm në rajon i cili nuk ka sigurime shëndetësore.

“Përkundër buxhetit të dyfishuar, vazhdon një situatë e ngjashme me probleme të njëjta dhe skandale të njëpasnjëshme. Premtimet e dhëna ma herët, ende vazhdojnë të ngelin premtime, nuk kemi asnjë veprim konkret. Vazhdon ikja e personelit, problemi me listën e barnave esenciale, vazhdon problemi në listën e pritjes, në Klinikën e Ortopedisë ka pacientë që presin deri në katër vjet”, tha Dreshaj.

Sipas tij, për të dalë nga kjo situatë, nevojitet që shëndetësia të bëhet prioritet kombëtar.

Reklama e sponzorizuar

Në fund, ai ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Dreshaj ka thënë se palët nuk kanë vullnet politik për implementimin e Asociacionit.