Arrestohet një zyrtar i ATK-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Është arrestuar dje një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, nën dyshimin se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare, shkruan Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 19.09.2023 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i ATK-së, pasi që dyshohet që ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar