Në Rahovec sivjet u mbollën mbi 2 mijë hektarë me perime. Por, kushtet klimatike ndikuan në rënien e rendimentit të këtyre kulturave bujqësore. Çmimet në treg janë të larta, ndërsa të dyja palët, si prodhuesit, ashtu edhe blerësit ankohen për kosto të prodhimit dhe çmimit të tregut.
Vjelja e perimeve në fushë të hapur për fermerët e komunës së Rahovecit është drejt përfundimit. Ata për nëntë muaj që nga mbjellja e fidanëve u përpoqën të bëjnë maksimumin për të arritur deri tek prodhimi.
Fazli Duraku është mjaft i zhgënjyer këtë vit me rendimentin. Thotë se ngeli vetëm për të punuar në arë, ndonëse tradicionalisht e kishte siguruar jetesën me këto kultura. Edhe fermerët e tjerë nuk janë shumë të kënaqur këtë vit…
“Veç unë e traktori jam , kanë ikë djemtë jashtë , ilaçet janë shtrenjtë e të dala afatit , do me thënë tre hektarë bahçe kam pasur , e s’kam pasur mundësi me marrë prodhim për 16 hektarë, jam detyruar në Ratkoc te çika me shkua e me marrë. Atëherë ju kam thënë djemve në dashi shkoni në punë në dashi ku të doni shkoni e kanë marrë dynjanë sot”, tha ai.
” O s’kemi pas oj motër prodhim oj shoqe , qe s’ka spec s’ka … s’na kanë lëshuar hala neve subvencionet , ma së mbrami na lëshojnë”, tha fermeri tjetër Avni Duraku..
Prodhuesit thonë se janë të detyruar të shesin me këtë çmim , pasi nuk ka prodhim….
” Tash ju doket shtrenjtë , por ky rrjet është kanë 50 cent , 15 cent rrjeta , i ka ra 35 cent , 47 kg spec 35 cent , a sivjet po ju duket pak shtrenjtë ,70% i ka prish 20 % kanë shpëtuar për atë është aq shtrenjtë dhe është mungesë në të gjitha anët”, sqaroi fermeri Bashkim Zeka
Disa nga konsumatorët çmimin e perimeve në treg e quajnë të arsyeshëm e të tjerët shumë të lartë.
“Është mungesë , bujqësia duhet të ec pak përpara , çdo gjë është çmim i arsyeshëm , nuk është aq lart sa po thonë , se kanë jashtëzakonisht shumë punë , janë pak lart për vendin ku jemi e të ardhurat që i kanë njerëzit janë pak çmimet e larta”, tha Asllan Hoti, konsumator.
Në komunën e Rahovecit, sipas agronomit Hasan Vuçitërna, këtë vit u mbollën me perime mbi 2 mijë hektarë tokë bujqësore, nga kjo mbi 600 hektarë zë kultura e specit . Dëmet e reshjeve të pranverës së këtij viti sollën dëme të konsiderueshme, ndërsa edhe 200 fermerë janë në proces të marrjes së subvencioneve. /RTK/