Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë mes tjerash ka folur për grevën që minatorëve të Trepçës, raporton Ekonomia Online.
Murati ka thënë se stafi dhe minatorët duhet tregojnë se janë të gatshëm për më të mirën e ndërmarrjes.
“Sa i përket mbështetjes financimit për Trepçën, kredinë së miratuar, ekipet teknike kan qenë në qenë në negocim me menaxhmentin e Trepçës çështja duhet të sigurohet, bëhet fjalë për kredi, duhet të sigurohet kapacitetit pagues i ndërmarrjes njësoj sic ka qenë edhe me Telekomin e Kosovës”, ka thënë Murati.
Ai gjithashtu potencoi se 20 milionë euro ka qenë mbështetja e qeverisë për Trepçën.
“Në këtë rast Trepça duhet të tregoj edhe stafi edhe minatorët duhet të tregojnë se janë të gatshëm më të mirën e mundshme për ndërmarrjen të gjithë bashkë, në mënyrë që bashkërisht ta çojmë ndërmarrjen përpara”.
“Siç e keni parë ministria, rreth 20 milionë euro ka qenë mbështetja direke për Trepçën, pra nuk është që s’ka pasë mbështetje nga qeveria dhe ato janë pra të taksapaguesve”.
“Duhet të sigurohemi që ka një zhvillim të qëndrueshëm të ndërmarrjes dhe kjo arrihet kur punohet së bashku”.