Kurti: Nuk do të ketë zbrazje të Kosovës as pas 1 janarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është përgjigjur kritikave të opozitës për zbrazje të Kosovës.

Kurti ka thënë se nuk ka zbrazje po ka emigrim. Kryeministri shtoi se as pas 1 janarit kur edhe qytetarët do të lëvizin pa viza nuk do të ketë zbrazje.

Reklama e sponzorizuar

“Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini se ata që do të shkojnë tash pa viza në zonën Shengen duhet të kthehen”, tha Kurti.

Kryeministri më tej shtoi se si zotim kryesor si qeveri e kanë pasur punësimin dhe drejtësinë.

“Për më pak se 3 vjet ka më shumë se 16% rritje të punësimit. Sa i përket drejtësisë është e vërtetë që aty kemi edhe më tutje pengesa ndonëse sundimi i ligjit e sidomos luftimi i krimit e korrupsionit është vërtetuar edhe nga organizata prestigjioze që Kosova qëndron më së miri në Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti. /Telegrafi/