Rama prezanton planin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”, këto janë ndryshimet që do të bëhen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë prezantimin e projektit për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.

Përmes disa vizualizimeve, ai ka treguar se si sheshi i ri do të ndërlidhet sheshet e tjera, por edhe me pjesët e tjera të qytetit, raporton Express.

“…është përplot jetë. Pra, ideja është që sheshet të jenë të qasshme, të sigurta për secilën moshë, prej fëmijëve tek të moshuarit. E poashtu në aspektin e funksionit, të ofrojnë mundësi për galeri, për artistë, për performance, për aspekte komerciale që e krijojnë një jetë të re, një Prishtinë të transformuar me elemente të ndryshme programore nëpër këtë zonë”, ka thënë Rama, para gazetarëve.

Reklama e sponzorizuar

Ai tregoi edhe një ndryshim që do të bëhet te Katedralja.

“P.sh,. Katedralja e cila për momentin është e rrethumë me një lloj muri, kemi propozuar dhe jemi marrë vesh që ajo pjesë të hapet, pra që të mos jetë e rrethuar”, deklaroi Rama.