Bankat në Kosovë 7.5 miliardë euro asete, investimet jashtë vendit 1.26 miliardë

Mbi 7.5 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.26 miliard euro.

Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.91 miliardë euro me një rritje prej 27.8 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.13 miliardë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 863 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

Vlera e kredive të reja në muajin dhjetor 2023 ishte 193.7 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 138.8 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 3.14%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.35% ku në muajin paraprak ishte 6.4%.

Raporti kredi-depozita për muajin dhjetor 2023 ishte në nivelin 80.2 %, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 3.2%.

Statistikat e sektorit bankar për muajin dhjetor 2023 📉

🔵Asetet e bankave komerciale kanë shënuar rritje për 333.80 milionë euro, vlera e përgjithshme arrin në 7.54 miliardë euro

🔵 Investimet e bankave komerciale jashtë vendit arrijnë vlerën e 1.26 miliard eurove

🔵 Vlera e kredive bruto ishte 4.91 miliardë euro, rritje prej 27.80 milionë euro

🔵Vlera kredive të reja ishte 193.70 milionë euro

🔵 Depozitat e klientëve rriten për rreth 246.50 milionë euro deri sa vlera e tyre arrin në 6.13 miliardë euro – rreth 25% e depozitave janë të afatizuara

🔵 Vlera e depozitave të reja ishte 138.80 milionë euro

🔵 Raporti kredi-depozita ishte në nivelin 80.20%

🔵 Kapitali i bankave komerciale ishte 863.0 milionë euro

🔵 Norma mesatare e interesit në depozita ishte 3.14%

🔵 Norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.35%

🔵 Margjina e normës së interesit kredi – depozita për këtë muaj ishte 3.20%.