Përfundon fushata e mbjelljeve pranverore, nis spërkatja e bimëve

Sektori i bujqësisë

Trajtimi i kulturave bujqësore të grurit dhe misrit nga mbjelljet pranverore me proces të mbrojtjes gjatë fazës së zhvillimit, po realizohet nga fermerë me mbështetje profesionale të ekspertëve të fushës.

Fermeri komercial Malsor Sejdiu nga Podujeva, ka të mbjellë rreth 330 hektarë me grurë, misër dhe luledielli. Ai po e përmbyll fazën e spërkatjes së kulturave bujqësore të cilat i ka realizuar në periudhe kohore të duhur si në vjeshtë dhe pranverë.

“Tash jemi duke e bërë spërkatjen, jemi duke e përskatë me herbicidet ma të mira që janë për barojat të gjitha barojat që i ndjek dhe ushqimi jemi duke e përdor ushqimin që e ndihmon zakonisht jemi në këtë parcelë që i ka pesë gjethe ose fletë, është afati optimal për stërpikje, sa ta lesh më shumë është e tepërt”, tha ai për RTK.

Reklama e sponzorizuar

Profesori universitar Imer Rusinovci, thotë se tash është bërë traditë që nuk i thuhet fermerit nëse duhet trajtuar kulturat bujqësore, por vetëm për kohën dhe cilësinë e duhur të inputeve bujqësore.

“Falë eksperiencës së Malësorit, falë këshillave që i merr, i zbaton me përpikëri këto transfere, intervevenimet që i bon qoftë ushqimin foljar të grurit qoftë spërkatjen aktualisht që po e bën te misri janë në nivelin e duhur.  Në këtë konstalacion ne kemi obligim jo vetëm profesional por edhe kombëtar që te fermerët të bartim sa më shumë transfere varësisht nga viti siq është ky vit i veqantë”, tha ai për RTK.

Fermeri Sejdiu thotë se asnjëherë nuk ka mbjellë kultura bujqësore më shumë sesa në këtë sezon, me qëllim të shtimit të prodhimit i cili ndikon në uljen e importit të drithërave.