Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik, ndërkaq anketimi i opinionit të Pulsit Publik nxjerr në pah perceptimet e njerëzve për çështjet socio-ekonomike, politike dhe të sigurisë.
Të dhënat për këtë përmbledhje janë mbledhur nga 17 prilli deri më 7 maj 2024, duke reflektuar opinionin e mbi 1,300 të anketuarve që mbulojnë 38 komunat, duke përfshirë zonat urbane dhe rurale, dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës.
Disa nga gjetjet kryesore të anketës përfshijnë:
Varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet thelbësore (12.7%), u regjistruan si tre çështjet kryesore. Shërbimet e kujdesit shëndetësor (7.8%) dhe mjedisi (5.6%) plotësuan pesë problemet kryesore.
Për shqiptarët e Kosovës, tri çështjet kryesore ishin papunësia (16.8%), varfëria (16.6%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.8%).
Për serbët e Kosovës, varfëria (15.2%), problemet e hapësirës urbane (13.8%) dhe marrëdhëniet ndëretnike (13.3%) ishin tri çështjet kryesore, ndërsa për komunitetet e tjera të Kosovës, çështjet kryesore ishin varfëria (19.5%), furnizimi me energji elektrike, (14.2%) dhe problemet e hapësirës urbane (11.1%).
Një total prej 83.2% për qind e të anketuarve raportuan se ndjehen të sigurt nga dhuna dhe krimi kur janë në rrugë.
Të dhënat e ndara sipas gjinisë treguan se 83.4% e burrave dhe 82.9% e grave ndjehen të sigurt kur janë në rrugë.
Të dhënat e ndara sipas përkatësisë etnike treguan se një numër më i madh i shqiptarëve të Kosovës (85.3%) dhe komuniteteve tjera të Kosovës (83.2%) krahasuar me serbët e Kosovës (31.9%) ndiheshin të sigurt kur ishin jashtë në rrugë.
60% e të anketuarve besojnë se punësimi në sektorin privat fitohet në bazë të meritës, krahasuar me punësimin në sektorin publik, për të cilin vetëm 32% e të anketuarve kanë pohuar të njëjtën gjë.
Raportin e plotë e gjeni këtu: