Forumi Ekonomik Kosovë-Greqi, Hajdari: Edhe në “dinamikën ekzistuese”, bashkëpunimi është i madh

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka mbajtur të enjten “Forumin Ekonomik Kosovë-Greqi”, ku Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Odën Ekonomike të Athinës dhe Selanikut, për aktivitete dhe projekte të përbashkëta ekonomike-biznesore, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Rozeta Hajdari e ka cilësuar këtë forum si dëshmi të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të dy vendeve. Ajo ka theksuar se edhe në “dinamikën ekzistuese” mes dy vendeve, bashkëpunimi është i madh.

Tutje, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka konsideruar progres të madh në themelimin e ekonomisë së shtetit, të nxitur nga inovacioni dhe prodhimit në zinxhirin global të tregut.

Reklama e sponzorizuar

“Ky forum ekonomik paraqet qëndrueshmërinë dhe prosperitetin ekonomik mes dy vendeve, mund të zhvillojmë potencialin ekonomik vetëm duke punuar së bashku. Edhe në këtë dinamikë ekzistuese ekonomike bashkëpunimi është i madh”.

“Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në themelimin e ekonomisë së shtetit të nxitur nga inovacioni dhe prodhimit në zinxhirin global të tregut. Gjatë viteve të kaluara vendi ka rritur eksportet dhe janë rritur të hyrat tatimore pa ndryshuar. Norma e inflacionit ka rezultuar të jetë 2.1 për qind për këtë vit”.

“Gjithë kjo punë për politika më të mira dhe jetë më të mirë që ne kemi ndërmarrë të gjitha janë regjistruar në raportet e fondit të progresit të BE-së. Kosova për këtë vit ka bërë progres të dukshëm dhe ka avancuar 12 politika të dimensioneve evropiane”, ka thënë Hajdari.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogiannis, ka thënë se  është shumë falënderues për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën.

“Është nder për mua të jem në Prishtinë dhe jam shumë falënderues për mundësinë për të sjellur komunitetet biznesore përfaqësuese nga kompani që janë të përfshira në ndërtimtari dhe infrastrukturë me energjinë e gjelbër, në ekonominë digjitale me turizëm dhe t’i shkëmbejmë idetë dhe për të shpalosur mundësitë për bashkëpunim që do të jetë i dobishëm për të dyja palët”, ka thënë Fragogiannis.

Kreshnik Thaqi, nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), tha se kjo agjenci është duke punuar që të jetë urë lidhëse mes sektorit publik dhe privat.

Sipas tij, investimet e huaja në kanë arritur rekordin, ndërsa ka përmendur edhe disa nga kushtet e favorshme që i ofron Kosova.

“Sipas eksporteve të vendit tonë kemi pasur 2.5 milion eksporte në tregun evropian. Edhe sipas investimeve të huaja, vendi ka arritur rekordin”.

“Kemi marrëveshje të tregtisë së lirë me vendin tonë. Kemi edhe një sistem të qëndrueshëm politik dhe i ndihmon investitorët të investojnë në vend. Kemi një sistem bankar të shëndoshë. Qeveria e Kosovës ka kaluar ligjin me qëndrueshmëri të gjithë investitorët trajtohen barabartë. Po ashtu edhe pjesa teknologjike ka kaluar ligjin”.

“Kemi vendosur agjencinë tonë ne mes e cila do te jete e angazhuar në zhvillimin e të gjithë sektorëve. Ka programe dhe skema ku KIESA është si urë lidhëse mes sektorit publik dhe privat, ne ju ofrojmë mbështetje 24/7 bizneseve te vogla dhe te mesme. Edhe tatimi është shumë i thjeshtë, nuk ka ngarkesë vetëm tatimin e korporatave sa fitoni aq më shumë paguani”, ka thënë Thaqi.

E kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, e ka cilësuar forumin si hap të rëndësishëm për vazhdimësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë.

Ai ka thënë se importet e Greqisë në Kosovë janë rritur prej 24 milionë deri në 300 milionë euro, ndërsa ato të Kosovës në Greqi janë rritur nga 8 milion ënë vitin 2021 sa kanë qenë mbi 3 milion.

“Sot shënojmë një hap shumë të madh për botën në vazhdimësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy kombësive tona. Gjatë dekadës së fundit, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Greqisë është rritur ndërmjet vitit 2021 dhe 2023, importet e Greqisë në Kosovë janë rritur për 24 milion deri në 300 milion, ku ka përfaqësuar përqindje të lartë të importeve të përgjithshme në Kosovë”.

“Në gjysmën e dytë të vitit 2024 importet nga Greqia kanë arritur rreth 600 milion duke bërë 5.4 përqind të importeve të përgjithshme të Greqisë në Kosovë. Eksportet e Kosovës në Greqi janë rritur nga 8 milion ënë vitin 2021 sa kanë qenë mbi 3 milion. Ndërsa në vitin 2024 eksportet kanë arritur rreth 2.7milion dhe kjo rritje ka një rëndësi shumë të madhe në rritjen ekonomike”, ka thënë Rafuna, raporton EO.