Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se një punëtor i kësaj ndërmarrjeje në muajin shtator të vitit 2023 ka pranuar pagë neto në dy pjesë në vlerë totale prej 7500 euro.
E për këtë arsye, ndërmarrja “Trepça”, të enjten, e ka dërguar rastin te Krimet e Rënda Ekonomike, pasi ka konstatuar se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Në Trepça Sh.A. në muajin shtator të vitit 2023 një punonjës ka pranuar pagë neto në dy pjesë në vlerë totale prej 7,468.18 euro. Andaj, në këtë rast konsiderojmë se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” i paraparë në nenin 414 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Rasti me datën 26.9.2024 ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike”, thuhet në njoftim.