Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde cilësoi si lajm të mirë për Kosovën, zbllokimin e CEFTA-s.
Rohde përmes një postimi në platformën X ka theksuar se tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u.
“Vërtet një lajm i mirë për Kosovën dhe gjithë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë organ rajonal”, ka shkruar Rohde në X.
Ndërkaq, edhe Emisari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka thënë se është lajm i mirë që në takimin e CEFTA-s u miratuan me sukses 11 vendime.
Përmes platformës X, Sarrazin ka shkruar për takimin që u mbajt sot në kuadër të CEFTA-s, ku Kosova u përfaqësua nga Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT).
“Lajm i mirë! Organet në CEFTA sapo vendosën ndryshimin e Rregullores së punës dhe gjithashtu miratuan me sukses 11 vendime”.