Berat Rukiqi nga LDK ka thënë se raporti i Bankës Botërore me një grafikë e demanton “narrativën propagandistike” të qeverisë për rritje ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies.
Rukiqi ka shtuar se paga mesatare e një qytetari në Kosovë është më e ulëta në Evropë.
“Raporti i Bankës Botërore, me një graf, e demanton narrativën propagandistike të Qeverisë për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies. Të ardhurat mesatare (paga mesatare) e një qytetari të Kosovës, kur e përfshin koston e jeteses, rritjen e çmimeve, pra çka mund të blesh me pagën që e merr, janë më të uëtat në Evropë. Gati dyfish më të ulëta se sa mesatrja e rajonit dhe gati katërfish më e ulët se sa mesatatja e vendeve të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rukiqi.