Në muajin gusht, Shqipëria tregu kryesor i importeve të Kosovës

Në muajin gusht të vitit 2024, vlera e importeve të Kosovës me Shqipërinë arriti në rreth 31 milionë euro. Nga ana tjetër, vlera e eksporteve në Shqipëri ishte 18 milionë euro. Nga të dhënat e “Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74.5 milionë euro, ose 12.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Shqipëria me 5.2%, Maqedonia e Veriut me 4.8% dhe Serbia me 1.5%.

Buletini Ekonomik

Në muajin gusht të këtij viti, Kosova eksportoi 83.5 milionë euro mallra, me një rritje prej 24% dhe importoi rreth 582 milionë euro mallra. Nga të dhënat e “Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74.5 milionë euro, ose 12.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Shqipëria me 5.2%, Maqedonia e Veriut me 4.8% dhe Serbia me 1.5%.

Reklama e sponzorizuar

Nga ana tjetër, në drejtim të eksporteve, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria me 24.1%, Maqedonia e Veriut me 17.1%, Serbia me 6.2% dhe Mali i Zi me 3.6%. Rikujtojmë se rreth 71 milionë euro është rritur vlera e produkteve të importuara nga Shqipëria në Kosovë gjatë vitit 2023, ndërkohë që edhe në muajt e këtij viti është rritur ndjeshëm. Po ashtu, edhe eksportet nga Kosova për në Shqipëri patën rritje të konsiderueshme.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masë ndalimi ndaj produkteve nga Serbia dhe si pasojë, vlera e importeve nga Serbia ka shënuar rënie dhe duket që ka ndikuar edhe në rritjen e importeve nga Shqipëria dhe vendet e tjera, në një kohë që Maqedonia e Veriut renditet e dyta. Në muajin gusht të vitit 2024 vlera e importeve të Kosovës me Shqipërinë arriti në afërsisht 3 miliardë lekë ose rreth 31 milionë euro. Nga ana tjetër, vlera e eksporteve më Shqipërinë u regjistrua në rreth 1.7 miliardë lekë ose 18 milionë euro.

Por çfarë importoi Kosova nga Shqipëria në gusht të këtij viti?

Peshën më të madhe ndaj importeve në total të Kosovës më Shqipërinë, e zë “giza dhe çeliku”, raporton Scantv. “Kripërat dhe sulfuret” zënë vendin e dytë, pasuar nga “Lëndët gjegëse minerale” Nga ana tjetër, një peshë të konsiderueshme zënë edhe “Pijet dhe alkoolet”, ndjekur nga vajrat dhe rrëshirat. /Buletini Ekonomik/