Përurohet rruga Gjilan-Bujanoc

default

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se sot është përuruar rruga Gjilan-Bujanoc.

Aliu përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo rrugë është në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit.

Sipas tij, kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Gjilanit dhe jo vetëm.

Reklama e sponzorizuar

“Projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2,900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biçiklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim”, ka shkruar Aliu. /Telegrafi/