BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se ka miratuar Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara.

Kjo Letër Këshilluese mundëson zgjerimin e financimit të sektorit bankar ndaj huamarrësve vendorë për projekte të mëdha strategjike dhe afatgjata, përfshirë projektet në energji të pastër dhe investime tjera që janë intensive në kuptim të kapitalit.

Sipas njoftimit nga BQK, korniza rregullative lehtëson aranzhimet e nevojshme dhe krijon mundësi shtesë të kreditimit të ekonomisë, duke diversifikuar rrezikun kreditor me kontribut në stabilitetit financiar, krahas stimulimit të investimeve në sektorë të caktuar të vendit.

Reklama e sponzorizuar

BQK thotë se Letra Këshilluese ka për qëllim krijim e kornizës rregullatore, të zgjerojë kapacitetet kredidhënëse të sektorit financiar që mbështet zhvillimin e ekonomisë, duke e rritur kështu efikasitetin e procesit të financimit të projekteve të mëdha, në respekt të plotë të konkurrencës.

“Udhëzuesi është hartuar duke marrë për bazë praktikat dhe legjislacionin më të avancuar ndërkombëtar në përputhje me objektivat e përcaktuara në Planin Strategjik të BQK-së, me mbështetje nga USAID përmes aktivitetit “Promovimi i Investimeve dhe Qasjes në Financa në Kosovë”, si dhe me konsultime të gjera me sektorin financiar të realizuara nga BQK-ja”, thuhet tutje në njoftim.

Lajmi i plotë : https://shorturl.at/4buHd