Kredi deri në fyt: Kosovarët të zhytur në borxhe

Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës janë të zhytyr në kredi, ndërsa paratë që ata po marrin përmes kredisë janë gjithnjë e më shumë të pranishme.

Për shumë prej tyre, mundësia për të shfrytëzuar “autodraftin” është shpesh një zgjidhje, por që nuk vjen pa kosto.

Vlerat e kredive në vitin 2024 kanë arritur një rekord prej 2 milionë e 587 mijë euro, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin paraprak.

Reklama e sponzorizuar

Me interesat që janë rritur dhe me një ekonomi që po vuan, qytetarët po detyrohen të mbështeten te bankat më shumë se kurrë.

Vlera totale e kredive të dhëna nga bankat komerciale në Kosovë deri në fund të muajit tetor 2024, ka qenë 5 miliardë e 593.2 milionë euro.