Për sanimin emergjent të rrëshqitjes së dheut në rrugën nacionale N9 Segmenti Pejë-Kuqishtë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturë i ka dhënë 1 milionë e 577 kompanisë “Graniti” Sh.P.K.
Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, projekti i rehabilitimit të rrugës Pejë – Kuqishtë më saktë sanimit të rrëshqitjeve të dheut është një ndërhyrje emergjente dhe e domosdoshme për të garantuar sigurinë e rrugës dhe për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të trasesë.
“Me përfundimin e këtyre punimeve, do të arrihet stabilizimi i plotë i rrugës dhe rikthimi i funksionalitetit të saj”, thuhet në dosje të tenderit.