Këmbimi valutor për sot, sa po shiten e blihen euro dhe dollari në Shqipëri

Fotografi ilustruese

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të enjte, 5 qershor, monedha evropiane blihet në tregun valutor me 97.6 lekë dhe shitet me 98.4 lekë.

Nga ana tjetër dhe dollari amerikan ka shënuar një rënie të lehtë, ku blihet në tregun valutor me 85.3 lekë dhe shitet me 86.3 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Paundi britanik qëndron në të njëjtat nivele, ai blihet në tregun valutor me 115.7 lekë dhe shitet me 116.9 lekë.

Ndërkohë që dhe franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ajo blihet me 103.8 lekë dhe shitet me 104.8 lekë.