Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se ka lansuar Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbimeve financiare.
Ahmet Ismaili, guvernator i BQK-së, tha se kjo platformë do të shërbejë edhe si instrument i BQK-së ndaj institucioneve financiare, duke siguruar që të dhënat do të shpalosen saktë dhe në përputhje me rregulloret dhe udhëzuesit e BQK-së.
Isamili theksoi se nga institucionet financiare kërkohet që të jenë të sakta, transparente për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e platformës dhe sektorit financiar.
Ismaili tutje u shpreh se për të mundësuar zbatimin e këtij projekti një rol të rëndësishëm ka luajtur mbështetja e Fondit Evropian për Evropën Juglindore e financuar nga BE, teksa falënderoi zyrën e BE-së në Kosovë dhe ambasadorin Orav.
“Edukimi financiar mbete një nga prioritetet strategjike të BQK-së për të zgjeruar njohuritë e qytetarëve lidhur me produktet e shërbimet financiare që ata të kenë mundësi të negocimit të kushteve dhe marrjes së vendimeve të informuara, ku, në këtë kontekst, janë marrë shumë aktivitete të shumta edukative e informuese përmes të cilave janë ofruar të dhëna, këshilla, udhëzime praktike, që kontribuojnë në funksionimin më të mirë të sektorit financiar”, tha mes tjerash Ismaili.











