Pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje, Trepça ka rifilluar prodhimin në njësinë biznesore “Minierat me flotacion Kishnicë dhe Artanë”.
Sipas një njoftimi nga Trepça, ky hap shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin dhe ndërmarrjen.
“Pas një periudhe të ndalur prodhimi, Trepça Sh.A. ka rifilluar me sukses aktivitetin e saj në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”, duke shënuar një moment të rëndësishëm për punëtorët, për komunitetin dhe për vetë ndërmarrjen”, thuhet në njoftimin e Trepça SH.A.
Rikthimi i aktivitetit konsiderohet një pikë kthese drejt ringjalljes së plotë të Trepçës dhe forcimit të rolit të saj në industrinë minerare të vendit.









