Sindikata e KEK: Deklarimet për “respekt ndaj punëtorëve të KEK-ut”, të shoqëruara vetëm me lavdërime publike, nuk janë të mjaftueshme.

Sindikatа e Re e Korporata Energjetike e Kosovës reagon lidhur me deklarimet e bëra sot në konferencën për media, ku ishin të pranishëm Kryeministri, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i KEK-ut.

Sipas deklarimeve zyrtare, KEK-u aktualisht po prodhon me 5 blloqe, një arritje e rrallë që ka ndodhur vetëm një herë në periudhën e pasluftës, kur prodhimi me 5 blloqe ka zgjatur 53 ditë. Edhe tani, që nga data 19.12.2025, KEK-u po operon në këtë kapacitet maksimal.

Kjo arritje sipas sindikates nuk është meritë e rastësisë, por rezultat i drejtpërdrejtë i punës së jashtëzakonshme, përkushtimit dhe sakrificës së punëtorëve të KEK-ut.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë, përkundër këtij suksesi historik në prodhim, punëtorët e KEK-ut po përballen me një padrejtësi të thellë sociale, pasi për fundvit nuk është paraparë asnjë stimulim, një praktikë kjo që nuk mbahet mend të ketë ndodhur për një periudhë të gjatë kohore.

Në të njëjtën konferencë, Kryeministri deklaroi se buxheti për paga në sektorin publik administrativ është rritur për 47%. Ndërkohë, në KEK:

nga janari 2024 pagat janë rritur për 70 euro;

nga janari 2025 për 50 euro;

që në total përbën rreth 15% rritje, shumë më e ulët se rritja e sektorëve të tjerë publikë dhe aspak në përputhje me peshën, rrezikun dhe rëndësinë strategjike të punës në KEK.

Deklarimet për “respekt ndaj punëtorëve të KEK-ut”, të shoqëruara vetëm me lavdërime publike, nuk janë të mjaftueshme.

Respekti institucional dëshmohet me:

paga dinjitoze,

trajtim të barabartë,

stimulim financiar për punë të jashtëzakonshme,

dhe vlerësim konkret, sidomos në periudha festive dhe fundviti.

Sindikatа e Re e KEK-ut thekson qartë se: punëtorët e KEK-ut nuk kërkojnë privilegje,por kërkojnë drejtësi, dinjitet dhe trajtim të barabartë me sektorët e tjerë publikë.

Në të kundërtën, lavdërimet pa veprime konkrete mbesin vetëm fjalë boshe dhe nuk reflektojnë realisht kontributin jetik që punëtorët e KEK-ut japin çdo ditë për sigurinë energjetike të vendit.

Sindikatа e Re e KEK-ut do të vazhdojë të mbrojë interesin e punëtorëve me të gjitha mjetet ligjore dhe sindikale në dispozicion.

Sindikatа e Re e KEK-ut