Rezultatet e Testit të Arritshmërisë 2026 bien në 48.35%, nën nivelin 50% për të dytin vit radhazi

Buletini Ekonomik: Rezultatet e Testit të Arritshmërisë 2026
Rezultatet e Testit të Arritshmërisë 2026

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë 2026 tregojnë rënie të performancës së nxënësve në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, arritshmëria mesatare në nivel vendi ka qenë 48.35%, ndërsa në test kanë marrë pjesë 21,982 nxënës.

Krahasuar me vitet e kaluara, rezultatet tregojnë një tendencë rënëse. Arritshmëria mesatare ishte 50.75% në vitin 2022, u rrit në 52.1% në vitet 2023 dhe 2024, ndërsa ra në 48.8% në vitin 2025 dhe 48.35% në vitin 2026.

Reklama e sponzorizuar

Kjo nënkupton se për dy vite radhazi rezultati mesatar i nxënësve ka mbetur nën pragun 50%, duke ngritur shqetësime për cilësinë e arsimit dhe përvetësimin e njohurive të parashikuara në kurrikulat mësimore.
Lexo edhe: Rreth 30% e të rinjve në Kosovë pa shkathtësi për tregun e punës.

Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës