Zarfet me aplikime për viza përfundojnë në thasët me vota të diasporës, pezullohet numërimi

Zarfet me votat e diasporës janë përzier me aplikime për viza të qytetarëve të Kosovës.

Në mesin e pakove me vota të diasporës, të cilat kanë ardhur me Postë, kanë gjetur edhe zarfe të qytetarëve që kanë aplikuar për viza përmes postës.

KQZ ka mbyllur numërimin e tyre, ndërsa pritet që kjo të sqarohet në një konferencë për shtyp, në orën 14:00.

Reklama e sponzorizuar