Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë bën të ditur se janë ndalur operacionet e kërkim shpëtimit në Thumanë, pasi nuk ka informacione për trupa të tjerë nën rrënoja.
Ndërkohë operacioni vijon në Durrës por nuk ka asnjë informacion zyrtar sa persona ndodhen nën rrënoja.
Tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 përveç viktimave dhe të zhdukurve ka shkaktuar dhe plagosjen e mbi 650 personave. /tch/