Qeveria e Kosovës me shumicë votash ka votuar që taksa për produktet e Serbisë të ngrihet nga 10 në 100 për qind.
Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka bërë propozimin e taksës 100 për qind, të cilën e ka përkrahur Ramush Haradinaj që ka thënë se marrëveshja e CEFTA-s nuk ka funksionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
“Që një kohë të gjatë Kosova është penguar si në transport si në analiza e në çdo instrument tjetër e CEFTA nuk ka funksionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Duke qenë kështu unë e përkrah këtë propozim”, ka thënë Haradinaj.